Ballina Aktualitet Roskovec, përplaset për vdekje kalimtari

Roskovec, përplaset për vdekje kalimtari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur sot në Roskovec.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kuman dhe bëhet me dije se një automjet ka aksidentuar një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për shtetasin Baki Shahu, 63 vjeç.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje,” -thuhet ne njoftimin e Policisë.