Ballina Showbiz Ronela Hajati flet për vështirësitë dhe suksesin në karrierë

Ronela Hajati flet për vështirësitë dhe suksesin në karrierë

Duke u nisur nga gjithë emocionet e performancës në natën e parë gjysmëfinale te “Kënga Magjike”, ku Ronela Hajati i mahniti të gjithë me interpretimin , ajo zgjodhi Instagram-in për të shkruar disa fjalë falenderuese për gjithë njerëzit që e kanë mbështetur, edhe atëherë kur e vetmja gjë që ka dashur ka qenë të heqë dorë.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë, që sapo isha futur në shkolë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e e kamerat…

E sot, pas pesë vitesh, jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë bazë për karrierën time!

Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe!

Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira, e atëherë kur kam dashur të heq dorë…Faleminderit përgjithmonë!”, – shprehet e emocionuar këngëtarja.