Ballina Showbiz Ronela Hajati dhe Don Phenom me dy këngë të njëpasnjëshme “bombastike”

Ronela Hajati dhe Don Phenom me dy këngë të njëpasnjëshme “bombastike”

Kjo është hera e parë që dëgjojmë që Ronela Hajati dhe Don Phenom bëhen bashkë për të krijuar projekte muzikore, ama duket se janë kujdesur maksimalisht që ky bashkim të mbahet mend gjatë.

Ditën e sotme dy këngëtarët kanë publikuar jo një, por dy këngë dhe janë njëra më bombastike se tjetra… me aq sa pamë, mund të themi me bindje se do jenë hitet e kësaj vere.

Bashkëpunimi i parë titullohet “Çohu”, dhe është një këngë shumë ritmike, ku Ronela shkëlqen në çdo sekuencë.

Bukuroshja madje në një pjesë të caktuar shfaqet duke bërë “twerk” dhe me pak fjalë e ka “djegur” fare.

Ndërsa në projektin tjetër muzikor të titulluar “Dilema” Ronela në gjithë klipin luan rolin e një vajze xheloze që ka një mashkull në krah, mirëpo është marrëzisht e dashuruar me një tjetër…