Ballina Stil / Modë Ronaldo, orë me vlerë mbi 2 milion euro

Ronaldo, orë me vlerë mbi 2 milion euro

Cristiano Ronaldo, futbollisti me famë botërore, mban në dorë një orë me diamant me vlerë 2 milion euro.

Ky detaj i ra në sy fotografëve dhe kameramanëve gjatë një konference për shtyp, por nga ana tjetër një aksesor i tillë nuk mund të fshihet lehtë.

Kjo orë që shkëlqen, kishte plot 424 diamante të bardhë e të kuq 15,25 karat secili.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, kjo orë i përket markës Jacob & Co, ku Ronaldo është edhe ambasador prej vitit 2013. Ora kapte vlerën e 2 milion euro.