Ballina SPORT Ronaldo nuk mjafton, Juventusin e ndal edhe Parma

Ronaldo nuk mjafton, Juventusin e ndal edhe Parma

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, por kjo nuk i mjaftoi Juventusit që të lërë pas atë humbje të hidhur përballë Atalantës në Kupën e Italisë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 përballë Parmës.

Juventusi ishte dy herë në avantazh të dyfishtë, teksa përveç dopietës së yllit portugez, golin e gjeti edhe mbrojtësi Rugani, por Parma arriti të dërgojë 3 herë topin në rrjetën e Perin, pas dopietës së Gervinhos dhe golit të Barillas.

Më herët, Napoli arriti të mposhtë me rezultatin 3-0 Sampdorian, në një sfidë ku shënuan Milik, Insigne dhe Verdi, ndërsa Elseid Hysaj ishte në fushë nga minuta e parë, në ditën e 25-vjetorit të tij të lindjes.

Me këto rezultate, Napoli redukton në 9 pikë diferencën nga Juventusi, ndonëse për të thënë që kampionati është i hapur, duket ende e vështirë, pasi bardhezinjtë nuk e njohin ende shijen e humbjes në kampionat.