Ballina Uncategorized ATP Finals 2018, Ronaldo i merr vëmendjen Djokovic, spektakël edhe në tenis

ATP Finals 2018, Ronaldo i merr vëmendjen Djokovic, spektakël edhe në tenis

Novak Djokovic ka fituar ndeshjen, por spektaklin e ka dhuruar Cristiano Ronaldo, i cili gjendej në tribunë për të ndjekur përballjen e serbit me amerikanin John Isner. Djokovic e ka përfunduar ndeshjen e vlefshme për ATP Finals 2018 në Londër me rezultatin 2 – 0, duke i fituar setet me rezultatet 6-4 dhe 6-3).

Por, vëmendja në fakt është drejtuar kah lojtari i Juventus, Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka humbur rastin të japë spektakël edhe në fushën e tenisit, ndonëse duke qëndruar vetëm tribuna. Portugezi që po ndiqte ndeshjen në Londër me gjithë familjen e tij është zgjatur të bllokojë një top të fluturuar drejt tribunës, duke marrë duartrokitjet e publikut.