Ballina SPORT Ronaldo i lë targën Messit, thyen rekordin e rradhës

Ronaldo i lë targën Messit, thyen rekordin e rradhës

Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde në karrierën e tij.

Portugezi është bërë futbollisti i parë që arrin 100 fitore në Champions League, duke mposhtur në këtë garë rivalin e vjetër Leo Messin.

Fitorja 1-0 që Juventusi arriti mbrëmjen e djeshme ndaj Valencias në Torino i siguroi kualifikimin skuadrës bardhezi për të pestin vit rresht, duke vendosur një rekord të ri për klubin torinez.

Ishte një natë e paharrueshme edhe për Ronaldon, i cili regjistroi fitoren e 100-të në kompeticionin të cilin e ka fituar 5 herë.