Ballina Showbiz Ronaldo dhe Georgina zbulojnë kurorëzimin e tyre

Ronaldo dhe Georgina zbulojnë kurorëzimin e tyre

Futbollisti i famshëm i Juventus, Cristiano Ronaldo ka bërë publike lajmin se cili do jetë vëndi ku do kurorëzohet dashuria e tij me bukuroshen Georgina.

Të dashuruarit kanë zgjedhur kishën “Gran Madre di Dio” për t’i thënë “po” përjetësisht njëri-tjetrit. Kisha është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe në të është xhiruar filmi “The Italian Job” në 1969.

Fotografitë tregojnë Cristiano-n të veshur totalisht në të zeza me një bluzë me kapuç, ndërsa Georgina-n me një veshje xhins dhe në dorën e saj duket unaza e fejesës. Bukuroshja edhe ylli i futbollit janë duke u përgatitur për ditën e tyre të shenjtë.