Ballina BOTA Romë, Rusia refuzon caktimin e afatit për negociatat me Sirinë

Romë, Rusia refuzon caktimin e afatit për negociatat me Sirinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi sot në Romë se Rusia ka refuzuar të caktojë një afat për bisedimet mbi Sirinë, duke akuzuar ata që favorizojnë sabotimin e procesit të Astanës.

”Nuk besoj në afate artificiale,” – u shpreh ministri para konferencës MED 2018, e cila bëri bashkë liderët evropianë dhe ato të Lindjes së Mesme.

 

Për ministrin rus, çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura kamuflon dëshirën për të sabotuar procesin e paqes me iniciativë të Rusisë në Astana.