Ballina BOTA Romë, kryebashkiakja vizitë romëve, ofendohet nga turma!

Romë, kryebashkiakja vizitë romëve, ofendohet nga turma!

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi ka shkuar të takojë një familje rome, për të cilën ka patur protesta të forta në një lagje të Romës.

Protesta ka lindur sepse banorët e Casal Bruciato nuk e pranojnë këtë familje në pallatin e tyre , në apartamentin e dhënë nga bashkia. Familja e vizituar ka deklaruar se jeton e trembur në atë lagje.

Gjatë vizitës Raggi, është ofenduar nga banorët. Ata e kanë quajtur atë ; qesharake dhe i kanë thënë se ajo nuk është kryebashkiakja e tyre. Megjithatë Raggi nuk është kundërpërgjigjur.

Prej kohësh ka protesta në Itali, kundër minoriteteve të cilat banorët i konsiderojnë problematikë.