Ballina Aktualitet Romë, artistët shqiptarë ndezin teatrin “Argjentina”

Romë, artistët shqiptarë ndezin teatrin “Argjentina”

Yjet e muzikës shqiptare kanë ndezur mbrëmë skenën e Teatrit “Argjentina” të Romës, në performancën e koncertit “ Na bashkoi Skënderbeu”, i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Vatikan e nën patronazhin e Këshillit Papnor për Kulturën e nga Presidenti i këtij këshilli Kardinal Gianfranco Ravazzi.

Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Elhaida Dani, Ramë Lahaj, Kledi Kadiu, Olen Cesare, Eno Peci, Erza Muqolli e Lorik Cana arritën me performancën e tyre një atmosferë të ndezur e mjaft festive.

Koncerti trajtonte temën të bashkuar rreth muzikës në kujtim të Skëndërbeut, një temë mjaft e goditur pasi muzika ka qënë gjithmonë mjet bashkimi e integrimi kundër çdo barbarie.

I pranishëm në sallë ishte delegacioni shqiptar i përbërë nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruci, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, deputeti demokrat Edi Paloka, përfaqësi të komuniteteve fetare shqiptare  arbëreshe, si dhe diplomatë nga vende të ndryshme të akredituar pranë selisë së shenjtë në Vatikan.