Ballina SPORT River Plate-Boca Juniors, alarm për bombë para ndeshjes

River Plate-Boca Juniors, alarm për bombë para ndeshjes

Edhe pse finalja e kthimit mes River Plates dhe Boca Juniorsit do luhet në Santiago Bernabeu të Madridit, tensioni para ndeshjes në Argjentinë vazhdon.

Pasditen e djeshme, në stadiumin e Boca-s, “Bombonera” u dha një alarm për bombë.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e policisë federale dhe e forcave xheniere, ndërsa impianti u evakuua me urgjencë.

Pas incidenteve, ku tifozët e Riverit sulmuan autobusin që transportonte lojtarët e Boka Junors-it, tensioni mbetet në nivele maksimale.

Pikërisht përë këto tensione dhe incidente, u vendos që ndeshja mos luhej në Argjentinë, por të zhvendosej në Madrid të Spanjës ku situata do jetë më e qetë.