Ballina LAJME Ritvan Zykaj vizitohet për herë të parë gjatë qëndrimit në burg nga...

Ritvan Zykaj vizitohet për herë të parë gjatë qëndrimit në burg nga një i afërm

Pas masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj ka rreth 9 muaj që qëndron në qeli, i braktisur prej familjarëve. Pas kaq kohë, vëllai i tij ka shkuar për ta takuar atë, kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës ku ai qëndron i izoluar.

Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait. Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten, apo të lexojë mbrapsht librat e rekomanduara nga psikologia e burgut.

Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

I tmerrshmi Ritvan Zykaj po gjykohet për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë. Ai ka thënë se i vrau pasi e trajtonin dhe e quanin hajdut të pulave.