Ballina Showbiz Rita Ora si ”babagjyshe” seksi

Rita Ora si ”babagjyshe” seksi

Rita Ora është një këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Bukuroshja shqiptare me famë botërore po vazhdon me projekte muzikore si dhe perfomanca në koncerte të ndryshme.

Tashmë për festat e fundvitit jemi mësuar që artistët të sjellin këngë të reja që i dedikohen Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por Rita ka publikuar një video të veçantë në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shihet duke kënduar këngën e famshme me rastin e Krishtlindjeve, e veshur si ”babagjyshe”.

Së fundi, David Guetta ka paralajmëruar se është duke bashkëpunuar me këngëtaren tonë, e cila nuk është hera e parë.

Rita po vazhdon të shijoj sukseset e albumit më të ri të nxjerrë në shitje muajin e kaluar “Phoenix”.