Ballina BOTA Rita Ora sërish ‘single’, i jep fund lidhjes me aktorin

Rita Ora sërish ‘single’, i jep fund lidhjes me aktorin

Rita Ora dhe Andrew Garfield duket se i kanë dhënë fund romancës. Lidhja e tyre nisi gjashtë muaj më parë ndwrsa lajmi u përhap pasi u panë bashkë në Londër.

“Lidhja thjesht mbaroi. Janë të dy të mërzitur, por e kanë pranuar situatën dhe duan të vazhdojnë jetën e tyre”, është shprehur një mikesha e tyre shkruan Daily Mail.

Një person i brendshëm, ka zbuluar se gjatë muajit nëntor, Rita i ka treguar shoqërisë së saj gjithçka për njohjen me aktorin, madje në janar qarkulluan zëra se këngëtarja do ndërronte numrin, në mënyrë që asnjë nga ish-at e saj të mos e shqetësonte.

28-vjeçarja ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të lidhjeve të saj, megjithatë duket se ajo është fokusuar tek karriera.