Ballina Showbiz Rita Ora: Jam krenare që jam nga Kosova, në shtëpi flas shqip

Rita Ora: Jam krenare që jam nga Kosova, në shtëpi flas shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka thënë shpesh rëndësinë që ka Kosova e Shqipëria për të. Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta thotë për një media britanike. E pyetur se si ndikon fakti që është kosovare dhe a e ka ndihmuar prejardhja në formimin si femër, Rita Ora tha: “Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Në fillim të këtij viti kam perfomuar në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time.”

Më pas, Rita u pyet nëse flet shqip me familjen në shtëpi. “Flas, për ne është shumë e rëndësishme të ruajmë gjuhën,” – shtoi këngëtarja, e cila vjen sot në treg me albumin Phoenix.