Ballina Showbiz Rita Ora flet për biseksualitetin

Rita Ora flet për biseksualitetin

Rita Ora ka zbuluar se  nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.

Këngëtarja, 28 vjeçare, foli për “Daily Star Online” në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.

“Girls’ u shkrua për të përfaqësuar të vërtetën time dhe është një tregim i saktë i një përvoje të vërtetë dhe të sinqertë në jetën time. Kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë gjithë jetës sime dhe ky është rrugëtimi im personal”.

Krijuesja e hitit “Ritual” hodhi poshtë edhe spekulimet e mëparshme që është lidhur me këngëtarin Liam Payne duke këmbëngulur se janë thjesht miq të mirë.

“Kam shumë shokë meshkuj, shumë miq, meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të lidhesh me ta”.