Rita Ora edhe aktori Eyal Booker bashkë?

32

Vetëm pak ditë më parë, Rita Ora deklaroi se është biseksuale dhe është krenare për veten dhe historitë e saj. Pavarësisht se biseksuale, këngëtaren e kemi parë gjithmonë në shoqërinë e meshkujve dhe së fundmi ajo është parë të darkojë me aktorin e famshëm Eyal Booker.

27-vjeçarja dhe 21-vjeçari dukeshin shumë të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe kjo hodhi dyshimet se ata mund të jenë në një lidhje dashurie.

Pas ndarjes nga Andrew Watt, këngëtarja me origjinë shqiptare u përfol për një lidhje me Chriss Brown, pasi u panë shumë të afërt në Javën e Modës në Milano, por kjo nuk vërtetua asnjëherë nga palët.