Siç e thamë dhe para pak ditësh në artikullin tonë të mëparshem dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin përzgjedhur për të performuar në shfaqjen e shumëpritur të modës Victoria’s Secret.

Yjet shqiptare të muzikës pop kanë ndezur skenën me performancat e tyre mbrëmjen e së enjtes më 8 nëntor në Pier 94 në New York.

 

 

 

 

 

 

Përveç një performance të shkëlqyer me zërat e tyre mahnitës, këngëtaret nuk e ndezën skenën e pasarelës vetëm me performancën e tyre, por diçka tjetër që u vu rë dhe tërhoqi vëmendjen ishte dhe pamja e tyre joshëse, ku Rita dukej shumë seksi e veshur me bodysuit të zeza ndërsa Bebe shkëlqeu me pink të theksuar teksa performoi hitin e saj “I’m a Mess”.