“Ringjallet” Kim Jong Un, jep paralajmërimin e frikshëm:”Ja çfarë pritet t’i ndodhë vendit”

92

Kim Jong-un, diktatori i Koresë së Veriut ka dalë në një video të bërë publike pas “zhurmave” se ndodhej në koma e se drejtimin e vendit do ta merrte e motra.

Në video ai shfaqet duke pirë cigare në një mbledhje partie ku edhe paralajmëroi një rrezik që i kanoset vendit.

Përveç COVID-19, për të cilin qeveria koreano-veriore nuk jep detaje e deklaron vetëm se nuk ka të prekur këtij vendi pritet t’i ndodhë një fatkeqësi natyrore e lajmëruar nga vetë diktatori.

Ai deklaroi se pritet që Koreja e Veriut të goditet nga tajfuni “Bavi” në fund të javës.