Rinas/Sekuestrohen 4.6 kg flori me destinacion Turqinë

26

4 kg e 660 gr flori pa dokumentacionin përkatës janë sekuestruar nga Policia kufitare e Rinasit.

Operacioni “Lingota” u ndërmorr pas një hetimi 2-mujor, që synonte goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandës me mallra të liçensuar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të transportonte nga Shqipëria drejt Turqisë, një sasi floriri të dyshuar kontrabandë, shërbimet e Komisariatit Rinas kanë koordinuar veprimet dhe kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin e dyshuar” , – thuhet në njoftimin e plocisë.

Shtetasi me iniciale A.Ll., 56 vjeç dhe banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të tij, cili do udhëtonte drejt Turqisë, iu gjetën e sekuestruan tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse.