Rinas, arrestohet i kërkuari nga Interpoli i Kuvajtit

71

Ndalohet në Rinas një shtets i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi u krye ngashërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.