Rikthehet paniku në Elbasan/RENEA niset në vendngjarje për të arrestuar një person të armatosur

144

Një i armatosur ka qëlluar me armë zjarri, në Elbasan.

I armatosuri, një 45-vjeçar, Josif Qosja (Kavaja), ka qëlluar fillimisht në mënyrë të pakontrolluar, për motive ende të panjohura.

Policia i ka shkuar në banesë, për kontroll, por ai ka qëlluar edhe drejt efektivëve.

I armatosuri kur pa se ishte duke u rrethuar nga forca të shumta policore, në fshatin Zavalinë të Elbasanit, u largua më pas drejt një zone të pyllëzuar.

Forcat RENEA janë vënë në kërkim për kapjen e tij.