Ballina Showbiz Rikthehet Mariah Carey me “Caution”

Rikthehet Mariah Carey me “Caution”

Mariah Carey është rikthyer serisht pas 4 vitesh shkeputje duke sjellë albumin e saj më të ri të titulluar “Caution”. Albumi u parapri nga  këngët “GTFO”, “With You” dhe “The Distance”, të cilat e çuan emrin e yllit të pop-it në renditjen e hiteve ndërkombëtare.

Carey duket shumë joshese në videoklipet e saj pavarësisht moshës së saj 48-vjeçare. Ylli i popit ka shitur 200 milionë albume gjatë gjithë karrierës së saj dhe ka fituar 5 çmime “Grammy Awards”.

Për të promovuar albumin e ri, Carey ka paralajmëruar “Caution World Tour”, një turne botëror për vitin e ardhshëm.