Italia duket se nuk gjen paqe nga përhapja e koronavirusit.
Shteti fqinj ka kryer 179,015 teste diagnostike, ku 8.5% rezultuan pozitive.
Si pasojë u regjistruan 5,267 raste të reja me koronavirus, dhe 354 viktima.
Dje, Italia regjistroi 21,315 raste të reja e 264 viktima.
Në njësitë e kujdesit intensiv janë shtruar edhe 75 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shtruarve në 3,157.
Aktualisht në të gjithë Italinë të shtruar në pavione të ndryshme të spitalit janë 25,338, 820 më shumë se në njëzet e katër orët e mëparshme.