Ballina Showbiz Rihanna sërish me të dashurin miliarder

Rihanna sërish me të dashurin miliarder

Këngëtarja e njohur e popit, Rihanna siç duket nuk është ndarë nga i dashuri i saj miliarderi Hassan Jameel.

Miliarderi nga Arabia Saudite dhe Rihanna janë fotografuar duke shijuar një darkë në restorantin Giorgio Baldi në qytetin Santa Monica. Ata të dy ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë dhe hynë nga dera e pasme e restorantit ku qëndruan për 3 orë.

Imazhet tregojnë Rihannën të veshur me një xhaketë të zezë. Por nuk është publikuar asnjë fotografi e 30-vjeçarit Hassan, prandaj ribashkimi i tyre mbetet spekulim.
Shkaku i ndarjes së tyre u komentua fakti që Rihanna donte pavarësi dhe kishte nevojë për hapësirën e saj.