Artistja dhe biznesmenja me famë botërore Rihanna nuk ka publikuar asnjë album që nga viti 2016, kur u lançua “ANTI”.
Megjithatë, duket se artistja nuk e ka braktisur muzikën. Duke folur për revistën “Closer”, Rihanna ka thënë se:
“Viti 2021 është i panjohur për të gjithë ne, dhe askush nuk është i sigurt se çfarë kufizime do të kemi. Unë e kam nën kontroll kreativitetin tim artistik, prandaj dua ta dërgojë muzikën dhe markat që i menaxhoj në një nivel tjetër”.
Kjo bën të mendojmë se ajo do të lançojë vitin që vjen një album si dhe do të punojë për perfeksionimin e bizneseve të saj.
“Unë gjatë gjithë kohës jam duke punuar rreth muzikës sime. Vetëm pse nuk e kam lansuar album të ri për disa vjet, nuk do të thotë se nuk kam punuar në këtë drejtim. Nuk planifikoj të lansoj muzikë vetëm sepse njerëzit po e kërkojnë atë. Por pritja për albumin do t’iu shpërblehet”.-tha Rihanna për revistën.