Riatdhesimi i shqiptarëve nuk vlen për të gjithë, ja kategoritë që mund të vijnë në Shqipëri sërish

74

Kryeministri Edi Rama, por edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtëme Gent Cakaj, kanë folur për riatdhesimin, kur kanë mbërritur tashmë 120 shqiptarët e parë të atdhesuar nëpërmjet avionëve të Air Albania. Shqiptarë të ardhur nga Italia dhe Kroacia.

Megjithatë ky riatdhetësim nuk vlen për të gjithë shqiptarët jashtë vendit. Çka do të thotë se ekzistojnë kategori që mund të kryejnë aplikimin për t’u riatdhesuar dhe ky shërbim nuk vlen për të gjithë.

Gent Cakaj ka zbuluar kategoritë që mund të riatdhesohen , teksa ka përfshirë në ta:

1.studentët 2.rastet humanitare dhe 3. shtetasit me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar

Postimi i Gent Cakajt:

Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.

Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.

Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

Për më shumë informacion: https://bit.ly/2UFFF5s