Ballina BOTA Rezervuan online hotelin luksoz me pamje nga deti, e gjetën “të shkatërruar”

Rezervuan online hotelin luksoz me pamje nga deti, e gjetën “të shkatërruar”

Nënë e bijë prenotuan në një hotel me katër yje për pushimet e verës, por u shokuan nga ajo cfarë gjetën.

Ato rezervuan një dhomë online në faqen ‘Booking.com’ për një pushim të shkurtër në Izrael. Christine Sillman dhe vajza e saj, Tonya kërkuan që të qëndronin dy nëtë në maj në Tel Aviv pais panë një reklamë që tregonte ambientet e hotelit ‘Royal Jaffa’.

Pasi bënë pagesën me 120 paund nata, ato zbuluan se ndërtesa ku kishin rezervuar ishte braktisur, muret ishin thyer, dritaret nuk kishin xhampa dhe nuk kishte energji elektrike.

“Nuk ishte hoteli me pamje nga deti që po prisnim. Booking.com duhet ta kontrollonte ekzistencën e ambientit para se ta reklamonte”, tha Christine.

Ajo kontaktoi kompaninë “Booking” dhe foli në telefon për rreth një orë, por biseda kalohej nga njëri person tek tjetri.

Pas disa ankesave, Booking.com ka rënë dakord të rimbursojë koston e strehimit alternativ të Sillmans, si dhe koston e taksisë dhe shpenzimet e tyre.