Ballina Aktualitet Rexhep Meidani për djegien e mandateve: Vendim in-extremis

Rexhep Meidani për djegien e mandateve: Vendim in-extremis

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, e ka cilësuar aktin e opozitës e cila dogji mandatet, “in extremis”. Sipas tij, palët duhet të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhjen.

“Teorikisht jam pro për t’u mbledhur kjo klasë politike dhe për ta diskutuar zgjidhjen e krizës. Mirëpo, praktikisht kjo varet nga klasa politike. Ndërsa, për djegien e mandateve nga opozita, mendoj se është vendim in-exremis.  Nuk duhet futur fitili në zjarr. Zgjidhja është në tavolinë. Palët duhet të ulen”, u shpreh ish-kreu i shtetit shqiptar Meidani.