Reus i habit të gjithë, martohet pa ftuar asnjë nga shokët e skuadrës

0
4

Të dielën kapiteni i Dortmund Marco Reus i dha fund beqarisë duke u martuar me shoqen e tij të hershme të jetës, Skarlet Gartman. Në këtë ditë të veçantë të futbollistit të pranishëm në ceremony ishin shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të jetës, por diçka ka bërë shumë përshtypje.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane ‘bild’ në dasmën e futbollistit nuk kishte të ftuar asnjë nga klubi i Dortmund-it, duke përfshirë edhe bashkëlojtarët. Një vendim i cili ka befasuar këdo, ndërsa akoma nuk dihen arsyet përse Reus zgjodhi të bënte diçka të tillë.