Ballina Aktualitet Reshjet, IGJEUM: Ja zonat që rrezikohen më tepër

Reshjet, IGJEUM: Ja zonat që rrezikohen më tepër

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep informacion lidhur me situatën e reshjeve në vendin tonë. Sipas IGJEUM, duke filluar nga pasditja e sotme dhe deri në orët e para të ditës së mërkurë, priten reshje intensive, lokalisht shumë intensive në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit.

Reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre. Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasanit. Mundësia për rrëshqitje të tokës ekziston në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Beratit është e mundshme.

Ndërkohë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë gjatë së mërkurës në bregdet 13-16 °C, në vendet e ulëta 12- 17 °C dhe në vendet malore 7 – 12 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri edhe e fortë, ndërsa nesër pritet të fryjë lehtë.