Ballina Showbiz Reperët shqiptarë rikthejnë trendin e viteve të shkollës

Reperët shqiptarë rikthejnë trendin e viteve të shkollës

Çanta nuk është një aksesor vetëm për femrat, pasi edhe meshkujt kanë treguar se e kanë domosdoshmëri një të tillë.

Qoftë kuletë apo me rrip të gjatë, të gjithë meshkujt që ndjekin trendet e fundit, janë të angazhuar me punë apo me shkollë do t’i shikoni me një të tillë.

Por trendi që duket se është përhapur mes të famshmëve dhe duket se do të vazhdojë për pak kohë na kujton shkollën.

E kemi fjalën pikërisht për çantat me dy krah, që i mbushnim plot me libra, por tashmë sillen në një mënyrë më me stil.

Veçanërisht reperët shqiptarë duket se kanë vendosur që t’i mbajnë çantat jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në videoklipe apo madje edhe gjatë performancave në festival, siç ishte së fundmi edhe rasti i MC Kreshës, i cili performoi këtë të dielë i veshur “casual” dhe me çantën mbi supe.