Rënia e punëtorit nga pallati në ndërtim, policia arreston inxhinierin dhe administratorin e firmës

41

Një punëtor i një objekti në ndërtim në Tiranë ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga lartësia. Ngjarja e rëndë u raportua dje nga Tirana, në rrugën “3 Dëshmorët”.

Viktima u identifikua si A.K., 35 vjeç i cili humbi jetën në spital pas rënies nga pallati në ndërtim.

Në lidhje me ngjarjen, sot efektivët e komisariatit Nr. 6 për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, kanë arrestuar R. P., me detyrë si inxhinieri i firmës ndërtuese dhe personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë.

Gjithashtu u arrestua E. K., administratori i firmës nënkontraktore.