Ballina Kronikë RENEA zbarkon në Elbasan: Arrestohet Florenc Capja/ Policia deklaratë për mediat

RENEA zbarkon në Elbasan: Arrestohet Florenc Capja/ Policia deklaratë për mediat

Policia e Elbasanit në një deklaratë për mediat bëri me dije se arrestimi i Florenc Çapjas u bë falë operacionit “Krasta”.

Hetimet për “Krastën” kishin nisur që para një viti.

Ndaj tij Gjykata e Elbasanit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 13 ambiente.

Ora 08:30 Kontroll në banesat e fisit “Çapja”

Forcat Speciale të policisë së shtetit po zhvillojnë një operacion në qytetin e Elbasanit ku mësohet se kanë ushtruar kontrolle në disa zona të konsideruara nën ndikimin e grupeve me lidhje të dyshuara  kriminale.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në qytetin e Ebasanit në orët e vona mbrëmjen e kaluar.

Burimet thonë se kontrolle janë ushtruar dhe në banesa  dhe objekte të fisit “Çapja”. Zyrtarisht policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion mbi qëllimin e operacionit, detajet e të cilit pritet të zbardhen në vijim.

Burimet thonë se operacioni mund të ketë lidhje me një incident të shënuar dy netë më parë pranë bashkisë së Elbasanit ku një person bëri veprime të dyshimta dhe forcat e policisë u detyruan të qëllojnë në ajër pasi nuk arritën ta vënë në pranga.

Personi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Kush eshte Florenc Capja

Në qershor të vitit 2016 Shkëlzen Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Çapen dhe mikun e tij Bledar Muça, duke derdhur një breshëri automatiku mbi makinën me të cilën ata udhëtonin. Në këtë ngjarje mbeti e plagosur edhe një oficere policie.