RENEA në Elbasan, arrestohen dy vëllezër, akuza se përdornin biznesin si pikë shitje droge

31

Nga aksioni i zhvilluar nga Forcat Renea në qytetin e Elbasanit mësohet nga burime jozyrtare se në prangat e policisë kanë përfunduar vëllezërit E.M dhe G.M.

Dy vëllezërit janë pronarët e lokalit, ku u ushtrua kontroll nga Forcat Speciale.

Sipas policisë ky biznes ishte kthyer në një pikë shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë mbërritjes së forcave RENEA dy vëllezërit kanë bërë rezistencë, por më pas është bërë neutralizimi i menjëhershëm i tyre.

Krahas lëndëve narkotike policia sekuestroi dhe një sasi municioni dhe armësh zjarri.