Rëndohet situata e koronavirusit në Itali, qeveria “ashpërson” masat

52

Masa të reja do të hynë në fuqi nga data 1 mars 2021 në Itali.

Prej disa javësh asnjë territor italian nuk konsiderohej zonë e kuqe.

Por mbi vendimin e sotëm rajoni i Bazilikatës dhe rajoni i Molise janë shpallur zona të kuqe me rrezik shumë të lartë infektimi për popullsinë.

Do të jenë të mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të farmacive e dyqaneve ushqimore, si dhe me limitimin e lëvizjes në çdo orar të banorëve.

Rajonet Lombardia e Marche e Piemonte do të jenë zona portokalli me rrezik infektimi të lartë për popullsinë e me mbylljen e çdo aktiviteti tregtar me përjashtim të farmacive e atyre qe tregtojnë produkte ushqimore.

Rajoni i Sardenjës do të konsiderohet zonë e bardhë me një nivel infektimi të papërfillshëm për rrezikun e shëndetit të popullsisë. Shumë shkolla janë mbyllur në zonat më problematike.