Rëndohet situata e COVID-19 në Shqipëri, Manastirliu bën apel:”Kërkojmë infermierë”

60

Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Për këtë arsye nevoja për staf mjekësor është rritur.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi për shpalljen e konkursit “Infermierë për Shqipërinë”.

“Çdo infermier i licencuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik”, – tha Manastirliu.

“Konkursi është i hapur për 4 Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”.

“Afati i fundit i aplikimit është data 15 Gusht 2020!”, – u shpreh ajo.

“Kjo shpallje”, – sipas ministres, – “bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike”.