Rektori i UT mesazh për studentët një ditë para fillimit të vitit akademik:”Mësim online, deri në një njoftim të dytë”

48

Një ditë para fillimit të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka publikuar një videomesazh për të gjithë studentët.

Në fjalën e tij, Hoxha shprehet se situata e krijuar nga Covid-19 ka detyruar që mësimi të zhvillohet online deri në një urdhër të dytë.

Rektori i Universitetit të Tiranës siguron të gjithë studentët që janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

“Të dashur studentë dhe kolegë. Ju uroj suksese dhe mbarësi për fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021. Ky është një fillim viti i ndryshëm i diktuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kemi marrë masa për mbarëvajtjen e vitit akademik. Mësimi do të bëhet vetëm online. Do përdorim platformën online deri sa të jetë e nevojshme. Shpresoj të kthehemi sa më parë në auditor. Ju uroj suksese, do të realizojmë objektivat. Studentët të regjistrohen në platformën online sipas udhëzimeve”, – u shpreh Hoxha.

Viti i ri akademik do të nisë ditën e nesërme online, të paktën për një muaj. Një vendim i marrë nga Komitetit Teknik i Ekspertëëve të Shëndetësisë para tre ditësh.