Refuzuan pensionin mujor nga qeveria, Rama i shkon familjes së Klodianit që në mëngjes në shtëpi

196

Edi Rama ka vizituar për të tretën herë këtë mëngjes familjen e Klodian Rashës, të riut që u vra një javë më parë nga policia për shkak se kishte thyer orën policore.

Kjo vizitë e kryeministrit vjen një ditë, pasi qeveria vendosi t’i japë një pension mujor familjes së Klodianit, e cila nuk e pranoi një gjë të tillë duke e konsideruar vendimin e qeverisë “një vrasje të dytë”.

Në javë më parë, më 8 dhjetor, në orët e para të mëngjesit, Klodian Rasha është qëlluar për vdekje nga një efektiv policie, i cili tentoi ta ndalonte pasi i riu kishte thyer orën policore.

Vdekja e tij prej ditësh ka shkaktuar një valë të dhunshme protestash në vend.