Ballina BOTA Reformimi i Eurozonës, takimi Macron-Merkel në Berlin

Reformimi i Eurozonës, takimi Macron-Merkel në Berlin

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin më 18 nëntor, për të diskutuar zbatimin e propozimit të reformës së Eurozonës “Meseberg”, i cili është miratuar në qershor.

Njoftimi për takimin mes Merkel dhe Macron u dha nga Pallati i Elizesë, ndërsa në deklaratën zyrtare thuhej se presidenti francez ka parashikuar të mbajë edhe një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit në Gjermani.

Zyrtarët francezë kanë shprehur irritim me ngurrimin e Gjermanisë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mbi qeverisjen e bashkimit monetari, që quhet ndryshe edhe Eurozona, ndaj vizita e Macron shikohet si një tentative për të shtyrë këtë proces.