Recetë ëmbëlsire: Limona të ëmbël

106

Për të përgatitur limonët e ëmbël, së pari hidhni vezët dhe sheqerin në një tas.

Punoni me rrahësin për disa minuta dhe kur të jenë të duken si shkumë shtoni masën e limonit të grirë.

Shtoni vajin e farave, përzieni dhe shtoni më pas qumshtin.

Punoni akoma me rrahësin deri sa të bëhet uniform. Hidhni më pas me anë të sitës miellin dhe majanë e ëmbëlsirave. Kur të bëhet e butë përzieni.

Kur të keni bërë një përbërje uniform , vendoseni atë në një sipërfaqe me miell. Punojeni me duar derisa të keni bërë një formë si figura 11. Nëse ju del shumë i butë shtoni 30 gr miell. Vendoseni në plasmasin e kuzhinës dhe lëreni të pushojë në frigorifer për një orë-një orë e gjysëm.

Ndërkohë përgatisni kremin. Shtrydhni limonin dhe mbajeni lëngun veç. Pastaj në një enë hidhni të verdhat e vezve, shtoni sheqer, dhe përzieni deri sa të bëhet uniform.

Bashkojini përbërjes miellin e misrit dhe në këtë pikë hidhni lëngun e limonit.

Gjithmonë me spatulën e kuzhinës përzieni përbërjen dhe hidhni qumshtin e panën. Më pas përbërjen kalojeni në një tigan.

Ndizni zjarrin dhe përzieni deri sa të trashet. Hidheni në një tas. Mbulojeni tasin me plasmas. Lëreni të ftohet deri sa të arrijë temperaturë ambienti e më pas futeni në frigorifer për 1 orë.

Ndërkohë pergatitni përbërjen me të cilën do lagni ëmbëlsirën. Në një tigan hidhni ujë dhe sheqer. Ndizni zjarrin dhe prisni që sheqeri të shkrijë. Prisni pak dhe hidhni limonçelin.

Hidheni në një tas apo diçka tjetër dhe futeni në frigorifer. Merrni brumin që latë në frigorifer dhe filloni ta prisni si në figurën 30 , rreth 2.5 cm.

Priteni të gjithë përbërjen. Përpiquni të jenë njësoj dhe zgjateni cepat që të duken si limona.

Pasi të keni bërë topthat e vegjël në formë limoni vendosini në letrën e furrës. Lërini në furrë në temperaturë 175 gradë celsius, për 15 minuta.

Lërini të ftohen plotësisht. Filloni t’i grryeni paksa deri sa të krijoni te to një vrimë.

Zhytini në përbërje dhe mbushini me krem. Ndajini limonat në dy gjysma. Mbushni secilën gjysëm.

Bashkoni dy gjysmat sa të formohet limoni dhe të dalë pak krem nga anët.

Zhysni secilin limon sërish në përbërjen e limonçelit. Vërini në tabaka dhe mund t’i dekoroni sipas dëshirës. Limonat vendosini në frigorifer. Mund të zgjasin 3 ditë.

 

Ju bëftë mirë!