Ballina LAJME Real Madrid humbet Hazard për ‘El Clasicco-n’, në diskutim edhe ‘ylli’ tjetër...

Real Madrid humbet Hazard për ‘El Clasicco-n’, në diskutim edhe ‘ylli’ tjetër i ekipit

EL Clasico-s së shtyrë për më 18 dhjetor pas trazirave në Katalonjë do t’i mungojë një ‘yll’ në fushë si Eden Hazard. Padiskutim ky mund të konsiderohet një lajm i mirë për Barcelonën, ndërsa nga ana tjetër është një mungesë e madhe për Realin e Madridit, që duhet t’ia dalë pa futbollistin më të shtrenjtë të blerë në merkaton e verës.

Gjithsesi Hazard mund të mos jetë mungesa e vetme e Real Madrid në El Clasico-n me Barcelonën. Te ‘galaktikët’ në diskutime është edhe Marcelo, i cili sap o ishte kthyer nga një dëmtim që e mbajti për një periudhë jo të vogël larg fushave.

Nga ana tjetër e sigurtë për Barcelonën është se të padisponueshëm do të ketë francezin Ousmane Dembele.