Ballina Stil / Modë Reagon e ëma e Stresit: Ndalimi i tij është hakmarrje

Reagon e ëma e Stresit: Ndalimi i tij është hakmarrje

Pas arrestimit të Stresit dhe publikimit të videos, ka reaguar mamaja e tij Shpresa Lushaj, duke e cilësuar arrestimin e të birit si një hakmarrje 24-orëshe, pasi bashkëshorti i saj, Sali Lushaj, kishte paditur Taulant Ballën.

 

Shpresa Lushaj ështe shprehur në një rrëfim se pistoleta që i biri mbante nuk është e tij. Ajo thotë se djali ka qenë në një ditëlindje dhe më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi Policia, që e arrestoi në gjumë.

 

“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Është një artist i lirë,” – ka shtuar ajo.

Arrestimi i Stresit nga dhoma e hotelit

Lajmi për arrestimin e reperit të njohur bëri mjaft bujë, ndërsa Policia sqaroi se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet.