Rasti i familjes nga Porto Romano/Kreu i PD, Durrës Ferdinand Xhaferraj i përgjigjet bashkisë

37

Familja Përgega në Porto Romano ka qenë shkak debati mes kreut të PD, Durrës Ferdinand Xhaferraj dhe bashkisë së qytetit.

Xhaferraj ishte pranë familjes në fjalë dhe tregoi se ku ishte vendosur ajo pas tërmetit të 26 nëntorit.

Bashkia e Durrësit i ka lëvruar 500.000 lekë të reja nga granti i Rindërtimit familjes Përgega, fond i cili sipas familjes është i pamjaftueshëm për rindërtimin.

Por në një reagim Bashkia hodhi poshtë akuzat e kreut të PD-së për Partinë Demokratike në Durrës, duke theksuar se Xhaferraj nuk i di as emrin kryefamiljares jo më problemet.

Kjo deklaratë ka sjellë sërish reagimin e Xhaferraj i cili ka shpërthyer në një lumë akuzash ndaj pushtetit vendor.

REAGIMI I PLOTË I KREUT TË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRAJ

Bashkia le durrsakët pa shtepi e pa dinjitet

Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit.

Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer, do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme.

Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin…