Ballina Sociale Raporti i BERZH, Shqipëria e treta për numrin e emigrantëve

Raporti i BERZH, Shqipëria e treta për numrin e emigrantëve

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit 2019, Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit.

Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 përqind e popullisë që jeton ende brenda vendit me 2017 ka emigruar.

Synimet për të emigruar u rritën më së shumti ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se tre përqind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1,8 përqind në vitin 2010.