Ballina Shëndetësi Raporti global i ushqyerjes: Kequshqyerja më e rrezikshme se ajri i ndotur...

Raporti global i ushqyerjes: Kequshqyerja më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani

Sipas Raportit Global të Ushqyerjes, kequshqyerja ose ajo e pamjaftueshme është më vdekjeprurëse se përdorimi i duhanit apo ajri i ndotur.

Në raport është theksuar se një në pesë vdekje shkaktohet nga kequshqyerja ose nga ushqyerja e pamjaftueshme.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimi të kryer në 194 shtete, është tërhequr vëmendja se kostoja në shkallë globale e kequshqyerjes çdo vit arrin në shifrën 3,5 trilionë dollarë, ndërsa kostoja e obezitetit në SHBA është rreth 500 miliardë dollarë në vit.

Gjithashtu është theksuar se shumica prej shteteve nuk kanë mundur të përmbushin synimet në lidhje me ushqimin e shëndetshëm dhe se ka nevojë për rritjen e masave, të tilla si kufizimi i reklamave të ushqimit dhe inkurajimi i ushqimeve të shëndetshme nëpër shkolla.

Jessica Fanzo nga Universitetit Johns Hopkins, akademikja e cila ka kryer hulumtimin, në fjalimin e saj në konferencën globale për ushqim, tha se ushqyerja është ndër faktorët më të mëdha të sëmundjes dhe në shkallën e vdekshmërisë, si dhe theksoi se kequshqyerja është më e rrezikshme se ajri i ndotur dhe duhani.