Ballina Aktualitet Raporti: 40 përqind e shqiptarëve punojnë “në të zezë”

Raporti: 40 përqind e shqiptarëve punojnë “në të zezë”

Sipas një raporti të fundëm madhësia e punës informale në Shqipëri është në masën 39%. Në Ballkan përqindjen më të ulët të masës së punë informale e ka Kroacia, me rreth 19%. Në Bullgari, i cili është vend anëtar i Bashkimit Evropian puna informale llogaritet në masën 27%.

Në Maqedoni dhe në Bosnje Hercegovinë puna informale është respektivisht 30 dhe 37%.Mali i Zi ka një masë të punës informale po aq sa Shqipëria me 39%.Në Serbi puna informale llogaritet në masën 51%.Në Turqi dhe Kosovë është gjetur se masa e punës informale është relativisht e lartë, krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit. Në Turqi ajo matet rreth 75% dhe në Kosovë sa 81% e tregut të punës.Këto ishte një nga gjetjet e prezantuara gjatë workdshopit të organizuar nga Platforma për Punësim dhe Çështjet Sociale e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC).

Ky është një projekt që implementohet prej tre vitesh nga RCC në vendet e rajonit. Projekti është financuar nga Fondet rajonale dhe përfitues kanë qenë ministritë respektive në vendet e rajonit.Ekzistenca e ekonomisë informale dhe punësimi jo formal është identifikuar nga Komisioni Evropian dhe nga agjencitë e tjera ndërkombëtare si barrierë për të mundësuar prosperitetin ekonomik në Shqipëri.

Rezultat i kësaj pune tre vjeçare ka qenë hartimi i një raporti për Shqipërinë ku identifikohen shkaktarët e punës së padeklaruar, kornizën institucionale dhe qasjen e politikave aktuale.Raporti tregon se ekonomia informale në Shqipëri po trajtohet deri në një farë mase në Shqipëri duke luftuar evazionin fiskal dhe promovimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale, por si ekonomia informale dhe punësimi informal nuk po trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në fund raporti paraqet disa rekomandime kyçe për trajtimin dhe adresimin e problemeve.