Ballina LAJME Tiranë, kryeministri Rama: Mosdekretimi i Lleshit, shkelje e Kushtetutës

Tiranë, kryeministri Rama: Mosdekretimi i Lleshit, shkelje e Kushtetutës

Kryeministri Edi Rama e konsideruar shkelje të Kushtetutës refuzimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar emërimin e gjen. Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje kjo e zhvilluar me dyer të mbyllura, kreu i mazhorancës mësohet të jetë shprehur se mungesa e dekretimit përbën shkelje të Kushtetutës.

“Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës,” – mësohet të ketë thënë kryeministri Rama. “Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës,” – mësohet të ketë thënë kryeministri Rama, duke iu referuar tekstit të njoftimit nga Institucioni i Presidentit të Republikës.