Edi Rama ka zgjedhur Bledi Çucin si ministër të Brendshëm.
Vendin e Çuçit në postin e ministrit të Bujqësisë, pritet ta marrë Milva Ikonomi.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në “Twitter”.
Nga ana tjetër Bledi Çuçi nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.
Ai ka drejtuar më herët ministrinë e Çështjeve Vendore si dhe ka udhëhequr reformën territoriale dhe atë elektorale.